Pas vdekjes (komedi)
Zeneli,
Adham-Uti
(Hyjnë bashkë nd'odë të klubit, ku gjenden do
karreklla, një tryezë në mes, ngarkuar me gazeta, me
dorëdorëshkrime. Me të djathtë, një dollap; më të mëngjër,
një telefon në mur.)
Adham-Uti :
(Me
zemërim.): Cudi! S'mund të marr vesh! Yt zot, kryetar' i klubit, më
dha fjalë
të piqemi këtu më 8 pasdreke, dhe ti më thua
që s'ka dhe ardhë! I the, bre, se kush
jam unë? A i
tregove që jam unë, doktor Adham-Uti, që po rri e pres?...
Zeneli:
(Duke
qeshur nën buzë.):
Doktor efendi, nuk' i thashë gjësendi
beut, se s'është këtu sot!
Adham-Uti :
Dreqi
të marrtë!...
Zeneli:
Qysh!
Mos e thuaj prapë këtë fjalë se...
Adham-Uti :
Ma
paske gjuhnë si bilbil!
Zeneli:
(Me vete.):
Qenka i çmendur!
Adham-Uti
-Zeneli -Vurkua
Vurkua:
(Duke hyrë me rrëmbim):
Zenel, a erdhi Skëndo beu?
Zeneli:
Jo,
zoti Vurko, po s'besoj të vonojë. Prit pakëz,në mos ke punë.
Vurkua:
(Duke ndenjur.):
Do ta pres të vijë.
Adham-Uti :
(Madhështor.):
Do të rri dhe pakëz, sido që kam punë
shumë!
Vurkua:
(Në vesh të Zenelit.):
Kush është ky?
Zeneli:
(Duke
folur fort.):
Si! S'e njojtke, a? Zotënia është
doktor
A-dha-mu-ti nga Frashëri, nga katund' i Naim beut
dhe...
Adham-Uti :
(I pret fjalën.):
Naimi ishte nga katundi im! Mësohu të
flaç!...
Zeneli:
(Duke
qeshur nën buzë.):
Me ndje, zotëni, po...(Duke ulur
kryet) më ndje, doktor Adham-Uti!
Vurkua:
(Duke qeshur.):
Lot a qesh, o Zenel? Cfarë emër ky, më
qafsh?
Adham-Uti :
(I vrenjtur.):
Duket s'të pëlqen!
Vurkua:
(Me qetësi.):
Jo, zotëni, fort i bukur, për besë!
Adham
emri yt' i pari dhe Uti - emër i dyt' i Udhisit, si thotë Omeri...
Zeneli:
(I habitur.):
Ja se ç'domethënë të jesh i ditur! Un' i
gjori kët' emër e pandejë shqip...
Dhe duke ditur se
doktori ësht' i krishtenë, po mendoneshe se ç'ditë lutet shënt
Adham-Uti që të vejë ta urojë dhe t'i thoshe: për shumë mot
gëzuar!
Adham-Uti :
(I rëndë.):
Sido që duket ky emër, (këqyr Vurkon) un' e
kam nderuar!
Zeneli:
(Vështron Vurkon):
Vërtet, vërtet! Zotënia është
shëronjës i ndëgjuar
Adham-Uti :
Dhe
shkronjëtor, vjershëtor!
Vurkua:
(Duke unjur):
T'u ngjatë jeta, doktor Adham-Uti! Besa
gëzonem që njojta sot zotërinë tënde! Nder i math, për zonë!
Unë jam Vurkua, korrës-pondenti i gazetës "Rrufeja".
Adham-Uti :
A!
Qënki gazetar!
Vurkua:
Ndaj
të lutem të më thuash ç'mendonën njerzt' e mëdhenj për
Shqipërinë që të shkruajmë në gazetën tonë.
Adham-Uti :
Domethënë,
ti kërkon sot nga unë "interview"?
Vurkua:
Po,
Zotëni, që ta botoj te "Rrufeja".
Adham-Uti :
Mos
thuaj "Rrufeja" po thuaj "Rrufea"! Rrufe, rrufea;
liri, liria dhe jo lirija! Do t'i them dhe Skendo beut! Kjo gjuhë që
përdorni ju sot s'është shqip! Pun' e gjuhës ka rënë në duart
të liga dhe kurrë s'ka për të vatur mbarë!... Abetari që
përdorni ju sot s'është për të qenë!...
Vurkua:
(I mbirë.):
Qysh! Po e ka vendosur Kongres' i Manastirit...
Adham-Uti :
(Me rrëmbim.):
Kongres' i Manastirit. ç'është Kongres' i
Manastirit? Kush vate? A vajta unë?
Vurkua:
(Duke qeshur.):
Pse s'vajte, or zot?
Adham-Uti :
A!
a! Përpara më thoshe: doktor efendi, tani qënkam vetëm zot, se
fola të vërtetën! Thash' ato që janë! Dhe guxon të më kërkosh
"intervieë"! Jo, jo, s'kam zakon unë, të jap
"intervieë", jo, për gazetat tuaja.
Vurkua:
S'pandeja
kurrë..., s'të dija për armik të gazetave!
Adham-Uti :
Ja
ku e msove tani dhe thuaje në gjithë botën me anë të "Rrufesë",
në ka njerz të këndojnë të tillë fletë!... Këto janë fjalët
e fundit!
Vurkua:
Janë
mjaft për t'u çuditur!
Adham-Uti :
(Me zemërim)
Pse për të çuditur? Fundi, fundi, s'më dërsin
veshi për botë mua! Dreq o punë! Ndëgjo. Ç'fitim do të kem unë
kur të shkruash ti për mua:
"Doktor Adham-Uti,
shëronjës i çkëlqyer, që ka botuar kaqe vepra të bukura ka
gjetur një bar të ri për ethet, një tjetër më të çuditshëm,
më të nevojshim për gratë shterpa, ka sot gati për të botuar
një abetar fort të mbaruar për shqipen me letra të ra, dhe për
abetar është munduar dhjetë vjet plot edhe tre muaj? Gazetat mua
s'më hyjnë në punë! Lëvdata nukë dua nga kërkush! Po të
kërkoje të tilla gjepura, mor zot, do të marrë sot me të mirë
do të të rrëfejë se për ç'punë kam ardhë! Skëndo beu... t'i
tregoj vetëm kët' abetar të msoj a mund të jet' i pëlqyer te
xhonturqit a u vjen mbarë që të përhapet dhe të përdoret ndë
shkolla të Shqipërisë; a duan të ma blejnë a mund të shpresoj
nga qeveria në Stamboll punë të mirë për këtë shërbim të
madh! Skëndo beu më tha ta sjell sot ndë klub abetar ta këqyrin
bashkë me zonjëzën Lulushe, q'ësht mësonjëse për çupa, dhe po
të jetë kjo për mbarë, do ta vërë përpara ndë shkollë të
çupave; dhe m'u dorëzua për xhonturqit, të kënaqen tepër dhe
diç do të bëjnë për mua: mund të më dërgojnë deputet në
Stamboll!...
Vurkua:
Po
ky abetar pse do të viret vetëm ndë shkolla të çupave?
Zeneli:
Vërtet!
Pse?
Adham-Uti (Fodulll):
Po
s'e kuptoni, a?
Vurkua:
Për
syt' e ballit, jo!
Zeneli:
(Me
gaz.):
Un' e gjeta! Se çupat janë femra, u pjell
mendja!...
Adham-Uti :
Ç'del
nga kjo gjë?
Zeneli:
Qysh?
Janë më të zgjuara se nga djemtë dhe do të nxënë më mirë
abetarin...
S'kam arsye! S'është e vërtet?
Vurkua:
Si
dy e dy bëjnë katrë.
Adham-Uti
(I rëndë.): U kripsha trutë... Shkaku i vërtetë është ky:
çupat bëhen gra... dhe burrat bëjnë si thonë gratë... Për këtë
send kam shkruar një libër të gjer' e të gjatë.
Vurkua:
Aherë,
zotëni, pun' e abetarit është në dorë të zonjëzës Lulushe?
Adham-Uti :
Edhe
në dorë te Skëndo beut, se ky e ka fort mirë me xhonturqit, i ka
miq me të vërtetë.
Vurkua (I
habitur.):
I ka miq!
Adham-Uti :
Prandaj,
si të thashë, as pyes fare për njerëz të tjerë dhe për
lepushkat tuaja!...
Vurkua
As
për "Bashkimin e Kombit", as për "Diellin"?
Adham-Uti
Jo!
Vurkua:
As
për "Rrufenë", as për "Shkopin"?
Adham-Uti :
Aspak!...
Mor zot, pse bën dëm fjalët? S'kërren dot fjalë nga unë...
s'pres nder nga njeri kurrë... lëvdata s'dua! Sido që të thonë,
shëronjës si unë janë të rrallë: shëroj sy, veshë, hundë,
këmbë!. Çdo lëngatë druhet nga unë!... Do të thuash që s'kam
shumë "mushterinj"! Kurrë mos arçin! Lëri të vuajnë!
Kush u ka faj?
Vurkua:
Po
abetarin pse kërkon ta sheç te xhonturqit? Pse s'ia fal Shqipërisë?
Adham-Uti :
Ah,
ta fal!... Të vras mendjen unë! Të punoj dhjetë vjet dit' e
natë... dhe pastaj ta fal... dhe kujt? Shqipëtarëve!... Dhe teë
mos ma dinë!...
Sa vjet që punojnë shqipëtarët për
gjuhën shqipe dhe s'gjejnë dot një abetar për të qenë!... Unë
vetëm e gjeta dhe tek e kam ndë xhep! Zonjëza Lulushe, në ka dy
koqe mend, do të çuditet kur ta këndojë! Do të lerë mendë!...
Vurkua:
S'kam
dyshim! Do të vijë dhe ajo sot këtu?
Adham-Uti :
Posi,
po! Skëndo beu e dha fjalën.
Vurkua:
A
e nje zonjëzën Lulushe?
Adham-Uti :
Po
si s'e njo! Tërvit kish t'ëmën me pak ethe. Për këtë lëngate
kam gjetur,
si të thashë, një bar të çuditshëm: kush
ësh' për të shëruar shëronet, në mos po vdes në gjumë pa
kupëtuar, pa u munduar aspak, Kështu, pra, kur e piu e em' e
Lulushës...
Vurkua
dhe Zeneli
(Bashkë.):
U shërua!
Adham-Uti :
Vdiq,
vdiq në gjumë, si ç'keshë thënë!...
Zeneli:
Bar
i mirë; një me një!...
Adham-Uti (Te
Vurkua.):
Këto janë, zotëni, veprat e mia! Lëvdata
s'dua! Fjalët i merr era!... Punë, punë. Ç'del nga gazetat?
Kurrgj'ë:... Prandaj mos u mundo kot, mos'humb kohën: nukë kërren
dot asnjë fjalë prej meje!
Vurkua:
(Duke qeshur pak.):
Mjaft janë këto që fole, zotëni.
Tani, t'u ngjatë jeta!
Lamtumirë, doktor efendi!..('Del
jashtë me vrap.)
Adham-Uti (Me
inat.):
Ah, i mallëkuar! Me bërë të flas shumë! Pa
dashur të dhashë
"interview"! Po të mos më
dalç përpara syve tjatër herë!
III
Adham-Uti
, Zeneli
Adham-Uti
(Shikon orën.):
Çudi! Ora 8 e gjysëm dhe Skëndo beu
s'duket të vijë!... Bre Zenel, po as zonjëza Lulushe s'erdhi?
Zeneli:
Jo,
zot, jo! S'pashë asnjë grua të na vijë sot këtu!
Adham-Uti
(Me zemërim):
Ç'domethënë! Mos qeshin me mua... Dreq o
punë! (Rri pranë
tryezës dhe merr e kqyr dorëshkrimet që
gjenden mbi tryezë. Pas pak, ngrihet me vrap, i habitur, duke thënë
me rrëmbim.):
Vdiq Haxhi Aliu! Dreq o punë. Mos më bëjnë
sytë!... Po jo! Paska vdekur pa pritë e papandyer! Unë e lashë
mirë! Pak i dobët, po jo për vdekje! I gjori Haxhi Ali! I mjeri
Ali Haxhi! I gjori deputet, e keshë mik! Dhe kërkonte të më vinte
në bukë të qeverisë! Fatziu Haxhi Alil Haxhi! Paska vdekur!
Zeneli:
Jo,
zot, jo! S'ka vdekur! Po mbase heq shpirt!
Adham-Uti :
S'ka
dhe vdekur!... Po aherë, ç'thoni këtu? (Këndon dorëshkrimin.):
"Me hidhërim të math mësuam se deputet i çkëlqyer Haxhi
Aliu dha shpirtin"...
(Te Zeneli): Dreq o punë! Ju i
vdisni njerëzit me të pahir!.
Zeneli:
T'u
ngjatë jeta, duet të dish se një gazetë me rëndësi si "Liria"
duhet të ketë gati shkrime për çdo punë, për çdo gjëmë që
mund të takojë një ditë, që të mos ndodhet gafil. Për
shembëll: këtë natë, në mes të natës, mund të na vijë një
tel-shkrim të na lajmërojë se Haxhi Aliu hëngri buk' e fiq e
vdiq! Drejtor' i "Lirisë" s'ka kohë aherë të msojë s'e
kur lindi i ndieri, nga kush lindi, ku lindi, ç'ka bërë dhe ç'nukë
ka bërë në jetë të vet. Për këtë shkak, Skëndo beu bën gati
shkrimet... dhe kështu Haxhi Aliu mund të vdesë kur të dojë,
gazeta jonë do të shkruajë për të gjer' e gjatë q'atë çast.
Adham-Uti :
(Këqyr dorëshkrimin.):
He, he! Pa dyshim, Haxhi Aliu do të
kënaqej fort sikur të këndonte këtë shkrim plot me lëvdata!...
Pra, më thuaj, bre Zenel, sa dit' janë q'u shkrua ky artikull?
Zeneli:
Janë
mjaft dit', zotëni, se drejtori i "Lirisë" di ç'punon
kurdoherë; për gjithë njerzt e çkëlqyer kemi gati shkrime të
vdekjesë! Kemi për mbretrët, se jet' e këtyre varet shumë herë
nga një filxhan me kafè, nga një thikë, nga një revol!... Kemi
shkrime gati dhe për deputenjtë, se më të shumët janë pleq...
kemi për shkronjëtore të ndëgjuar, për njerëz të mëdhenj, me
një fjalë.
Adham-Uti :
Për
njerëz të mëdhenj?
Zeneli:
Po
si, po! Ky për shembull, një shëronjës i math mund që të bëjë
këmbët bigë si çdo njeri tjetër...
Adham-Uti :
Ashtu
bir, ashtu vërtet (Si mendohet ndo pak.). Nukë më thuaj, paç
uratë, më ke a s'më ke për të math, mua Adham-Utin?
Zeneli:
Më
pyet në je plak?
Adham-Uti :
Jo,
bre bir! Të pyes a më ke mua për radh?
Zeneli:
Në
je fort i gjatë?
Adham-Uti
(Me butësi):
Jo, bre Zenel! Dua të më thuash në jam dhe
unë një njeri i math, domethën jam i ndëgjuar si shëronjës,
si
shkronjëtor ?...
Zeneli:
Ashtu
thuaj, de!...
Adham-Uti :
Folë
pa ndrim. Unë, doktor Adham-Uti as'jam njeri i math?
Zeneli (Me
ndrim):
Në je?...
Adham-Uti :
Njeri
i math?
Zeneli:
Besa!
S'do pyetur: je i math?
Adham-Uti
(i kënaqur):
Mos qesh me mua!...
Zeneli:
Jo,
për kokë të Skëndos, s'ka dyshim që je i math!
Adham-Uti :
Nga
më kuptove?
Zeneli:
Se
nukë je i vogël.
Adham-Uti :
Tjetër
shkak?
Zeneli:
Se
ke mjekër dhe s'ke qime në krye, je shinik, ma ke si kungull! Ndaj
them se duhet të jesh a qeros,a i mençur.
Adham-Uti
(I kënaqur):
Ditke dhe të tilla?
Zeneli:
M'i
ka mësuar gjyshja, ndjesë pastë!
Adham-Uti :
Ndjesë
pastë! Paska qenur e mençur. Beu yt, Skëndo beu, do të ketë bërë
gati dhe për mua një shkrim të vdekjes. Folë, bre Zenel, më
qafsh!
Zeneli:
S'do
pyetur! S'ka dyshim; se vërtet s'je deputet po s'je sot trim i ri,
je burr' i thyer... fjala mos na daltë e daltë e marrtë dhenë!...
Adham-Uti :
Mirë,
mirë! Po, bre Zenel, a mund të të vë besë?
Zeneli:
Për
ç'punë?
Adham-Uti :
A
mund ti mbash fjalë të fshehur?
Zeneli:
Sa
për këtë gjë, mos ki frikë: Jam si peshku... S'me kërren dot
fjalë as me darë. Shpyrti më del po fjala s'del nga goja ime! (Me
vetëhe). Ndë kish' e ndë xhami...
Adham-Uti :
Fort
mirë! Më kënaqe... Na merr këtë mexhite.
Zeneli:
Sido
që jam mysliman më vjen të bëj kryq me dy duar...
Adham-Uti :
Pse?
Zeneli:
Thonë
që je fort dorështrënguar.
Adham-Uti :
Mos
beso botën.
Zeneli:
Një
mexhite për mua?
Adham-Uti :
Kam
dhe dy të tjera për ty, bre Zenel, sikur të më tregonje...
Zeneli:
Dreq
o punë! E mora vesh, për zonë! Do të shoh ç'ka shkruar im zot
dhe për ty... shkrimin që do të botojë "Liria" kur të
na lesh shëndenë?
Adham-Uti :
Të
lumtë, a ma rrëfen?,
Zeneli:
Dreq
o punë! Pse jo! Po të lutem dhe unë, në vend të mexhiteve të më
bësh një të mirë tjetër që s'të kushton gjisend prej xhepit,
se thonë që jot shoqe t'ep vetëm pesë grosh ditën...
Adham-Uti :
ç'kërkon
nga unë, bre djalë?
Zeneli:
Këtu,
s'kërrej gjësendi, vetëm sa jetoj si mos më keq.
Adham-Uti:
E?...
Zeneli:
Mendonem
të vete në Misir, n'Aleksandrie.
Adham-Uti :
E
pastaj?
Zeneli:
Ty,
zotni, s'të bëhet fjala dy, ndaj të lutem të m'apsh një letër
për kryetarin e "Bashkimit" të më verë në punë.
Adham-Uti :
Po
a e di emërin e kryetarit?
Zeneli:
Besa
jo! Emri s'më vjen ndër ment, po më kanë thënë q'është një
mustaqemath me një trup atje lart dhe me dy sy...
Adham-Uti :
Do
të thuash: një copë mish me dy sy! Ha, ha, ha... doemos që ka të
holla?...
Zeneli:
Po,
zotëni, ka do ara nga e shoqja; është nga ata burra që rrojnë
nga gratë!
Adham-Uti :
S'është
për të sharë për këtë punë, mor i mallëkuar, se dhe unë
vetë... po ç'na duhen këto fjalë? Thuaj pra, ç'punë do të
kërkosh nga kryetari i "Bashkimit"?
Zeneli:
Faqja
me nder të më verë tellall ndë bursë.
Adham-Uti :
Po
a di ti të besh një të tillë punë?
Zeneli:
Po
si po! Të kam një zë si shpellë...
Adham-Uti :
Zë
të fortë ka dhe veshgjati, po s'rryn dot në bursë, bre Zenel.
Pastaj sa mund të fitojë një tellal që të ushqejë vedin dhe
familen e vet?
Zeneli:
Unë,
doktor efendi, familje s'kam. Vërtet rroj me një grua disa vjet, po
s'e kam me kurorë.
Adham-Uti :
Mos
thuaj "kurorë", po thuaj ti je mysliman. E mira është ta
bësh grua, që të rrosh në ndër në sy të botës.
Zeneli:
Bota
pandeh se unë jam i martuar: them kurdoherë dhe gazeta
"Kuvendi"
kështu ka shkruar.
Adham-Uti :
Po
kini gënjyer ti dhe "Kuvendin"?
Zeneli:
Zotëri,
gënjeshtra është kripa e së vërtetës, si më ka thënë
sekretar' i
"Bashkimit" mot që pat ardhur në
Selanik.
Adham-Uti :
Kush,
bre dreq?
Zeneli:
S'mbajtke
ment fare, bre djalë, i paske trutë si hirre! Për këtë lëngatë
kam shkruar një libër fort të çuditshëm.
Zeneli:
Doktor
efendi, e gjeta! E gjeta!
Adham-Uti :
S'e
thon' Arkimidhi, jo; sekretar' i "Bashkimit" quhet zoti
Maçi!'?
Adham-Uti :
E
ç'të thosh zoti Maçi?
Zeneli:
Më
thosh se ndë Misir gjithë shqipëtarët janë të verbër dhe vetëm
ay është me dy sy, pa i gënjen dhe i mjel pareshtur.
Adham-Uti :
E
vërteta është se shqiptarët e Aleksandrisë kanë qenë gjithmonë
grekomanë të rreptë dhe zoti Maçi(Leonidha Naçi) ca më tepër,
njeri i poshtër, njeri rrugash, i ka hequr nga hunda, për të
tradhëtuar atdhenë, sikurse kanë vepruar doktorët e mallëkuarë
Harisi, Harisi, Naumi dhe Tru-Tuli(M. Turtulli) që arriti në
shkallë të naltë me thashetheme, me
llagëme, me
djallëzira, me dhelpërira. Pra dhe Maçi yt, bre Zenel, këtë
rrugë ka zënë. Mos më keq, o zot!...
Zeneli:
Aherë
qenkam krejt budallë që s'e paskam kupëtuar. Të të them të
vërtetën: diç mora erë...por kur e pashë të veshur kaqë bukur,
pusho Zenel, thashë me vetëhe, se ky zotëni do të jetë doemos
një shqipëtar i çkëlqyer.
Adham-Uti :
Veshur
bukur, po! Por duet të dish se petkat i kish blerë duke grabitur
arkën e "Bashkimit"! E di fort mirë unë këtë faqezi! I
duket vedi buall dhe është vetëm një krimb i dheut. Le të vejë
pra në dreq të math bashkë me miqtë e vet, dhe të vimë në
punën tonë. Ku e kishim fjalën?
Zeneli:
Ku
e kishim fjalën?
Adham-Uti :
A!
Fjala ishte për jetëshkrimin që do të botojë "Liria"
për mua kur të vdes. Që të ma tregosh, të fala një mexhide.
Zeneli:
Dhe
më dhe fjalën e nderit dhe për dy mexhide të tjera.
Adham-Uti :
Sa
bukur mbajtke ment kur të vjen mbarë! Tregoma pra, dhe kur të
shkoç në Misir do t'i shkruaj kryetarit "Bashkimit",
kushdo qoftë, mustaqemath a një copë mish me dy sy, të të
ndihmojë,
Zeneli:
Besa!
Adham-Uti :
Besa-besë,
more dreq, vetëm të më tregosh shkrirain që ka bërë gati për
mua Skëndo beu.
Zeneli:
Pse
jo: po tani s'kujtonem dot se ku gjendet.
Adham-Uti :
Kërko,
më rrofsh
Zeneli:
Po
duet të ma kthesh prapë që ta vloj.
Adham-Uti :
S'ka
dyshim.
Zeneli:
Fort
mirë! Kur ta gjej, një ditë...
Adham-Uti :
Ç'ditë,
bre burrë! E dua tani.
Zeneli:
Tani?
(Kërcet telefoni dhe Zeneli vete me vrap e pyet me telefon):
Allo!... Unë Zeneli!...Kush? Posi, po; erdhi dhe po të pret këtu
doktor Adham--Uti, po zonjëza Lulushe s'ka dhe ardhë. (Te
Adham-Uti) Ësht' im zot, Skëndo beu.
Adham-Uti :
A!
Dale të flas vetë më bëjnë. (Shkon në telefon). Allo!... Jam
unë Adham-Uti... Shumë mirë, po ti qysh je?... o si, po, kur më
the i vajta në shtëpi... Po, i dhemb një sy. Ç'duhet bërë? Pas
mendjes sime syr' i sëmurë duet kërryer me vrap, që të mos i
dhembë dhe tjetri!... I thashë po nukë kandiset. T'i vete
prapë?
Fort mirë, po kush do të më paguajë?... A!
Zotrote, fare mirë!... Kur? Që këtë çast vete t'i kërrej synë,
në më lëntë!... Ashtu po, pas dy ore do të kthenem këtu të
flasëm për abetarin shqip... do të shoç, do të shoç se
ç'është!...Ma, të të gjej vërtet ndë klub!...
Po si,
po: edhe zonjëza Lulushe duet të gjendet këtu...
Të fala
shumë... Qofsh me shëndet!
Zeneli:
Kujt
i dhemb syri, doktor efendi?
Adham-Uti :
Si
s'e paske mësuar? Mehdiut.
Zeneli:
Mutesarifit?
Adham-Uti :
Skëndo
beu me lutet ta shëroj.
Zeneli:
Dhe
zotnia jote kërkon t'i kërrej synë?
Adham-Uti :
Ndryshe
s'bëhet, se i pëlcasin që të dy. Unë e kam gjetur këtë methodë
të re: të dhemb një ' dorë? Preje që të shpëtojë tjetra! Të
dhemb një këmbë? Me vrap sharroe që të shpëtosh tjetrën! Të
dhemb një sy? Kërreje çpejt që të mos sëmuret dhe
tjetri!
Kështu m'ra dhe për time shoqe: i dhembi një ditë
syr' i djathtë: me vrap ja qita dhe sot syr' i mëngjër është
shëndosh e mirë, sa shikon edhe natën...
Zeneli
(I habitur):
Dreq o punë! Shëroke fort bukur! Ahere,
zotëni, po ti dhembi do kujt koka, i dash'ka prerë?
Adham-Uti :
Pusho,
bre Zenel! Këto gjë'ra janë të larta, të thella; ti s'i kupëton
dot... unë kam ngrënur jetën time...Po mos harro, të lutem,
fjalën që më dhe për jetëshkrimin.
Zeneli:
As
zotrote mos harro të dy mexhidet.
Adham-Uti :
Peshin,
bre burrë! Po kërko të gjesh sa të vete te Mehdiu dhe të
kthenem. Ah! Po të vijë zonjëza Lulushe këtu, thuaj të rrijë të
më presë.
Zeneli:
Fort
mirë, doktor efendi. Udha e mbarë!... (Adham-Uti del jashtë).
No comments:
Post a Comment