11/2/16

E VRANËT ISHTE AJO DITE


E vranët ishte ajo ditë,si sot,pa shi
Veq s’ishte gusht,por nëntor Me përtes ecte kortezhi drejt varrit Dhembje e madhe zihej në kraharor.
Asnjëri s’ngutej, S’mund të pajtoheshim që s’do ta shihnim më Lotët rridhnin faqeve të zbehta S’ndihej asnjë zë.
E vranët ishte ajo ditë Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit Ishte vaj edhe më i vranët se dita Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.
Përtonim por megjithatë ecnim Oh! Pse ecnim,pse nuk ndaleshim në vend? Për të zgjatur së paku takimin e fundit. Për t’a shuar mallin,t’vetmin melhem
Ecte kortezhi. I vdekuri shtrihej gjatë në tabut Dhëmbët i kishte të shtrënguar Flokët të shpupuritur,ballin e zbehtë.
Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit Kur e kishte goditur nga larg Ai ishte rrëzuar atëherë Por s’ishte dorëzuar.
E vranët ishte ajo ditë Dëshmori çohej në varr Ecte kortezhi me lot në sy Dhembja barazohej me një mal.
Ç’thoshin duart e tij në pozicion lufte E kuptuan të gjithë: Shokët,miqtë,njerëzit e tjerë E kuptoi edhe moti I lig.
Nëna vështir e kishte pritur lajmin e zi Më keq s’do ta ndjente as sëpatën mbi trup Dhëmbët kishte shtrënguar,lotët kishte ndalur Kishte filluar monologun e saj të pafund.
Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh I fliste birit të saj që tani më s’e kishte E kujtonte,e dëshironte,e përshëndeste,e porosiste…
Të “zjarrta”plot dhembje,ishin këto fjalë Ato s’ishin fjalë,ishin vetë jeta Ishte shndërruar jeta në fjalë Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.
Fjalët që përmbajnë një jetë Nuk mund të shqiptohen Vetëm pëshpëriten, Kënga për dëshmorin nuk krijohet,ajo vetëm këndohet.
Atë ditë e vranët ishte koha Por më të vranët ishin njerëzit E dija se për mua po niste një jetë e re Me brenga e shqetësime për ty atdhe.
shkruar nga Fahri Fazliu, ne rrugen e Bledit, Prishtine
(Fahriu, vellai i Bahri Fazliut i cili se bashku me Afrim Zhitine rane duke luftuar me forcat jugosllave me 2 Nentor 1989, gjithashtu u vra nga nje prite serbe ne Bjeshken e Bogiqes ne Plave ne Maj te 1998)

8/12/16

Paris


Pata premtuar se do vij Paris,
Me kapele e me dorashka.
Rrugeve te tua pata thene do shetis,
Une...enderrimtarja,budallacka!
.
Edhe tani dua te vij...
Por a do me pranoje kaq vetem.
Kaq bosh,kaq te vrare,kaq pa dashuri?...
Si te isha nje nder nuancat e te zezes.
.
A do me pranoje kaq te trishte,
Kaq te lagur neper shi e vaj?
Kaq pa cader a do me pranoje Paris,
...Apo enderra me cdo kusht e do enderrimtaren e saj?
©Yllka Demiri Lottus

PER NJE SOT.


E s'u pame per nje te tashme,
Per kaq pak,per nje sot !
Ti jetove ne te neserme plot te ardhme.
Une me te djeshme s'u ngopa dot.
.
C'kohe qe ajo e jona.
Kur ore e zemer rrihnin armiqesisht.
Kur ne tik te ti vrapova,
e tak s'pati,deshperimisht?
C'te marr te shaj tani furishem...
Kur per nje te sotme te pa shpikur?
Mbi shpirt nje hap me vjen i dhimbshem.
Sikur ecen mbi qelq te krisur.
Sikur eshte vete ikja
qe mundohet te tretet lehte.
Qe te me shmange nga tronditja...
Qe ne fakt,jam une vete.
©Yllka Demiri Lottus

SA SHIUN,SI SHIUN...


Une te doja,vertet te doja,
Si nuk kam dashur kurre,asnjeri !
Ti ike...
Me duhej nje menyre si te te takoja.
E sheh?...
Tani shpesh e me shpesh po bie shi.
©Y.D Lottus

Une dua


Une dua...
dua me shpirt te te shoh te lumtur,
Te t'vallezoje zemra n'driten e syve.
Te te shtrengoje mes kraheve cdo ndjesi e bukur.
Lumturia eshte borxh te ne...
sepaku le te paguaje njerin prej te dyve.
©Y.D Lottus

Plot mall mbi valixhe


E di,u mata te shkoj !
Nen feneret qe digjeshin zjarr.
Mbusha valixhet me ndjenja gjithefaresoj...
E mbi te shkuar qava si e marre.
S'di c'mu desh ta vizitoja serish boten.
Me sy e pershkova ne cdo cep.
E ndjeva qe gishtat nga paprekja m'u perloten.
Tek u struken ne pellemben e vet.
Me vrapoi nje rrahje zemre.
Erdhi tek ti,iku nga ritmi.
Shkreptiu ne kraharor nje therje.
Pastaj neper mendime ra shi perqafimi.
Keshtu mbeta plot mall mbi valixhe
Qe me lutej t'mos e mbush me ikje.
©Y.D Lottus

Autoportret


Më ndjeni !
Se veten së prapthi kam veshur
E më duket pjesë e qepur
Që shkrihet në te qeshur
Si griset,vjen e shqepur...
Më ndjeni !
Dorën s'e mbajta drejt
Tek vetvizatohesha shpejt
Me të shpirtit alfabet
Kur lot rridhnin retë.
Më ndjeni !
Se ju shfaqem e paplotë
Si hëna lart mbi botë
Duket e ftohtë
Me kohë një pjesë s'e thotë.
Më ndjeni !
Se ngjyrën e shikimit
Bojën e shkrimit,
Forcën e perqafimit,
I shpika një ditë...mes shkatërrimit.
Më ndjeni !
Jam...
Aq sa gabime në mua vëreni.
Y.D

AJËR PA SHIJE


Unë ardhje më nuk pres,
E për ikje gjë s'ka mbetur,
Veç ndonjë natë ashtu...kur kokën në jastëk mbështes,
Dëgjoj zërin e lotëve të mi të tretur.
Në kthim më as veten s'e shoh.
Dhe pse sytë nga rruga m'u bënë ves.
Eh...ashtu qé njëherë e një kohë.
Tashmë acar i kam mbrëmje e mëngjes.
Kështu jetoj pa pikë habie,
Mes ditëve të mia plot vetmi,
Pi kafe dhe ajër pa shije...
E cdo gjë e shoh gri.
Asgjë, nëpër gjithçka, asgjë...
Veç shpirt e ndjenja hekurishte
Lot që rrugën e bëjnë pa zë,
e thonë:
Na ishte se c'na ishte...
©Yllka Demiri Lottus

Gjithmonë jashtë


Njëherë qé ajo e shkretë,
Kur u përkula, u bëra hark,
Qëlloi që krijova një shigjetë,
Që tani n'brendi kudo e mbart.
E mendja ime s'pranon arsye,
As zemrës zërin s'ia dëgjon.
Me fajësime çdo çast më gërryen,
Jam vetvrasëse, më dënon.
Ndaj me kohë tek vetja s'rri,
Marr shkoj kur bëhet natë.
Me strehojnë qiej gri
Jetoj n'pikat t'lotit, gjithmonë jashtë.
E shtrirë pak nën qepalla,
Banesë e fundi për çdo lot.
Njëherë ndodh ndër të rralla,
Vetvritesh e s'ngjallesh dot.
©Y.D Lottus

Monologu i trishtimit


Tani të shkruaj rrallë e më rrallë,
Për inat të mendjes së zemrës, që të kujton aq shpesh,
E mbahem fort e nuk kam mall
E vdekjen e nesërme mezi e pres.
E shkulem gazit me lotin tim,
Që vari veten nën qerpik,
E i kënaqem dënimit:
Është faji im.
E dhimbjes prej palce nuk i them ik.
Po s'më dhemb asgjë.më dhembin të gjitha.
Po mungesë nuk ndiej, sonte veç mungoj.
E nuk pres aspak thjeshtë zgjuar më zbardh dita...
Punë e madhe fort, pas vdekjes do kalojë.
E sheh...jam optimiste, jam e tëra shpresë?
Ja, po shkruaj për ty, veç jo ty.
I kam vjedhur postat e kurrës,bashkë me tënden adresë,
Po ti mos lëviz nga zemra...
për inatin tim rri aty!
| Yllka Demiri Lottus |

PENJ RESH


Do më sjellësh ndërmend, kur në duar të mbash retë,
Kur të ndjesh sa peshon shiu, që s'bie.
Do nxitosh si mua ato shtëllunga t'i bësh penj,
Që të qepësh veten pa u ndier.
.
Shikimin e përhumbur diku do e hedhësh,
Tek mundohesh mendimet t'i stërhollosh,
Pastaj pé të padukshëm sërish do tjerrësh,
Që të arnosh vendet bosh.
.
E do besosh se dhe mua më ka dhembur,
Ta shpoja veten me të heshtjes gjilpërë.
Që të ngushtoja ëndrrën që kisha endur,
Se më rrinte keq, tepër e gjerë.
.
Më ka dhembur e qeshura mbi të qarë,
Dhe kështu i thura melankolitë,
Sa për të arnuar botën mbarë,
Në kraharor kam mbledhur lëmsha të hirtë.
|Yllka Demiri Lottus|

NË KE SHPIRT


Në ke shpirt dhe ti si unë,
E s'të pëlqen hekuri, betoni e plastika.
Do vuash, ta them unë, do vuash shumë.
Se kjo botë ata si ne i vritka !
.
Në ke zemër mbushur me rrahje,
Për të gjitha gjërat në thjeshtësi veshur.
Prano, si unë lëndohesh me dashje,
Por dorë nga zemra s'ke për të hequr.
© Yllka Demiri Lottus (2014)

S'KE PSE



Ky maj ka mall, mall sa s'thuhet.
Ndaj pa fshirë njërin lot, një tjetër i rrjedh.
Unë me dhëmbë e ha veten, se nuk di ç'më shkruhet.
E kohë pas kohe veten shuk e mbledh.
.
E marr e hedh, zgjatem sërish ta kap.
E zhubros me inat, e shaj fort.
Pastaj kujtimet vijnë me shiun, që më lag.
Kujtohem se unë e ti ndajmë ende të njejtën botë.
.
Ndajmë të njëjtat flutura që shkojnë qark e qark;
Të tuat që vallëzojnë duke u hedhur,
Të miat të varrosura në timin stomak,
Për fat kjo pranverë, i gjeti vdekur.
.
Ndajmë të njëjtin ajër, që ty të mbush me frymë,
Që nëpër mëngjese i lan sytë me vesë.
Paçka se në mushkëritë e mia bëhet tym,
E mua frymëmarrjet gati m'i vdes.
.
Une e ti ndajmë të njëjtin qiell në dukje blu,
Por ti s'e ke parë sa i hirtë që ngjan.
Në sytë e mi të zbrazët mbase është kështu,
Retë i futen në sy, ndaj mbi sup më qan.
.
Ne ndajmë edhe hënën del e nuk del.
Ti e mban të gjithën kur është e plotë.
E kur behet hark, njëjtë si një çengel,
Mbulohet me terr e imja copë.
.
Unë e ti ndajmë shkulmet e erës, mbase dhe këte shi.
Ndajmë në mënyrë të barabartë, ndajmë fjalën "NE".
Se nuk është e thënë te biem në të njejtën dashuri;
Pse rashë unë tek e jotja, ti s'ke pse.
|Yllka Demiri Lottus|

Une e ti...


Dy thone ata, qe s'dine c'eshte nji.
Tre meter mbi qiell...atje.
As re, as bore, as shi.
Mbi dhe.
Nje retorike, pa pyetje pa pse.
Vec fryma jote dhe...
Dhe djerse...
Dy te qara, nje denese.
Une e ti...
Njeri kulm, tjetri cati.
Une te mbaj kur mbi ty fryn stuhi.
E ti me mbron,
e pse e ben s'e di.
Une e ti...
Fillese pa skaj.
Ne dashuri engjej pa faj.
Ti shpik, une ndjek pastaj.
E me lot lekuren tende laj,
Qe te pastroj komplekset qe mbaj.
©Yllka Demiri Lottus (Mars 2016)

Ajo grua


Mendja më sjell para syve atë grua,
Që është e detyruar të fshijë, të gatuajë e të laj.
E s'di në e ndihmoj tek i afrohem për ta ndihmuar,
A duke ikur larg nga shembulli i saj?
Nuk di në asaj vuajta i pakësohet,
Nëse mua më jep një copë.
Apo dhe më tepër i shtohet,
Që nëpërmjet meje i jep të ardhme në k'të botë.
Kështu rrekemi të dyja,
Ajo tek mundohet t'jetë vuajtja e fundit.
E unë, që bëhem urë nga arsyeja,
Që s'rri dot pa futur duart e shpirtit në plagën e saj të mundit.
© Y.D Lottus

NJE VARG


Kam nje varg ketu, ketu brenda meje. S'e kam shkruar.
E kam lene per ata sy, qe shohin pertej asaj, qe duket, qe lexojne pertej shkronjave e prekin ndjenjen.
E kam lene nje varg pa leter, pa poezi, pa rime...
E kam lene jetim, t'varfer, t'heshtur, pa para, pa makine, pa vile.
E kam lene te vuaje, te behet i vertete.
Eshte nje varg i thjeshte lexohet, vec me shpirt.
Eshte adresa ime.
M'i gjen njerezit e duhur, me boten e duhur, ne rrahjen e duhur te zemres.
Nje varg, une, shpirti im!
©Y.D

JE RRITUR


Je rritur...
Kur mbi askend s'i hedh fajet,
Kur pranon qe dhe ne e ka bota nje qender;
Ajo s'do jesh ti !
Kur s'te genjen mendja per madheshti e matesh me detajet,
E pranon ashtu zakonshem qe detajet kane rendesi.
Je rritur...
Kur do dhe vendos te rrish.
Aty ku s'ka premtime, as qiell qe ne toke zbret.
Kur ngul kembe se qe aty s'hiqesh dhe ne u dashte te ngrish,
Kur degjon c'thote zemra e jo bota c'flet.
Je rritur...
Kur dhimbjen tende e fut ne xhep,
Dhe tjetrit i ben vend te qaje me syte e tu,
Kur ne kete bote te rrumbullaket krijon nje cep,
Nje cep perqafimi nder krahet e tu.
E ne mos qofte nga keto asnjera!
Le te pranojme qe zvogelohen shpirtra e rriten trupa.
Une po marr rruget e ikjes te ngushta e te gjera.
Kjo s'eshte bota ime,
E pranoj qe humba.
_ Yllka Demiri Lottus

KARRIGES


Ne kete mengjes t'mbeshtjelle me melankoli shiu,
Nje karrigeje bosh i jam ulur perballe.
Me behet se ndjen dhe ajo si une, boshllek njeriu.
E kudo pikon heshtje, heshtje e pafjale.
Mendoj... valle ke pret kjo karrige?
Kushedi imazhin e kujt perfytyron perballe?
Kushedi c'imazh kam vizatuar dhe une dite pas dite.
Te ulur ne ate karrige, ke kam imagjinuar me mall?
...Dhe mbase nuk vijne kurre ata qe presim.
Kjo bote s'ka stacione, vecse rrotullim.
Ndoshta perjetesisht bashke e permallojme mengjesin.
Karrigia ne te sajin hall, une ne hallin tim.
• Yllka Demiri Lottus

Kur njeriu s'eshte zot as i dhimbjes se vet.

Me kohe dhimbjet me jane shuar.
As lumturia kund s'eshte ndezur.
As nuk kam vdekur, as jam sheruar,
Neper asgjete e mia rri pezull.
Prej te ftohtit duart i zhys ne shpirt,
Ne xhepat e grisur plot fukarallek.
E kur nata e erret i hap syte.
Endem neper te, pa gek as mek.
Jetoj ne minuta te vdekura,
Ne ore te gjata, kot me kot.
Ne qenien time rrethuar me hekura,
Ku mbytesh me nje pik' lot.
Keshtu eshte kur s'ke dhimbje,
Kur ke shume gjera, vec gje s'ta mbet,
Kur koken e tund ne bindje,
Se s'ka me keq se;
kur njeriu s'eshte zot as i dhimbjes se vet.
©Y.D Lottus

HESHTJA RRUGET I RREH PAQ


Edhe kete nate korriku me shume gjasa,
Do shtrihet heshtja erresires dhe erresira vetmise.
E une do tymos ne ballkon stilolapsa,
Qe digjen ne buzet e poezise.
Do habiten ne rruge kalimtaret,
Kur flladi i rimave me perkedhel floket.
Do thone:- "Bahh dhe keta enddrrimtaret,
Te cmendur jane, sa s'i kane shoket! "
...Por s'me intereson hapi qe flet,
Kur heshtja rruget i rreh paq.
Atehere do dal te eci vete,
Ne cmendurine qe me kenaq!
© Yllka Demiri Lottus, 23.07.2015

CADRA PA SHI


Une e gjeta neper shi,
Me cadren e mbyllur, nen trishtimin e zvargur.
Me syte e permbytur ne lageshti,
Nga ku pikonte shpirt i lagur.
Une eca me te, neper shi,
Tek kembet baltrave i zhyste fort,
E pellgjeve linte pasqyrimin e tij,
E nga te qenit njeri i vinte ndot.
Une i fola neper shi,
Me gjuhen e cadrave te mbyllura.
Se si ma ktheu nuk e di !
S'i kuptova dot rrokjet e mykura.
Une e ftova neper shi,
Te pinim kafe te zeze.
Te ndiznim nga nje heshtje gri,
Bashtingellorce te benim muhabet.
Une e lashe neper shi, duke mardhur,
Tek me pershendeti ngrohte.
S'kishe si te kaloje nga shpirti i tij i zbathur,
E me shpirt te mos visheshe plot!
Tani, qe dielli shkon,
Te kaperceje horizontin, te behet hene.
Cadra ime me tregon,
Cadra e tij c'i kish thene;
..."Njerezit e shiut, jane hiri i shkrumbeve,
Ndaj tim zot, mos ma perqesh!
Ne kete bote zemeroret digjen ne turren e druve.
Keta te dy e dine, ama le te mbetet mes nesh! "
• Y.D Lottus •

Ma jep doren!

Ma jep doren!
Kapu pas meje.
Ne s'te terheq dot lart,
le te rrezohem pas teje.
E ne u rrezofshim ne tenden humbetire.
Mos ki frike, bashke do jemi mire!
Ma jep doren!
Pas teje te mbahem dua.
E ne s'me terheq dot lart,
E di qe mbytesh me mua.
E ne u mbytshim ne dhimbjen time oqean.
S'kam frike, ty te kam prane.
© Y.D Lottus (11. Qershor. 2014)

7/14/16

MUNGESE


Kur lapsi im shkruante për ty,
Gjithmonë krijonte një kryevepër.
Imazhi yt, ishte referimi im në poezi;
Frymëzim magjik, edhe më tepër!
Më duhej vetëm ndonjë detaj i vogël
Dhe çdo gjë shkrihej në përsosmëri.
Me një varg, botën e madhe e bëja gogël,
Me një fjalë t'vetme, ty t'bëja perendi.
Por, diçka ndryshoi mes nesh, o shpirti im;
Dashuritë e mëdha jetojnë të ndara!
Fajin po e mbaj unë, nuk do e lë jetim,
Por ti, ti pse nuk je më ajo e para?!
Përse e le një poet, pa varg dhe rimë,
Kur e dije që, ti ishe vargu më i bukur?!
Kur e dije që, ishe i vetmi frymëzim;
Mbrëmja pranverore e një dite të lumtur.
Nëse do të thoja, "Më Mungon", s'kam thënë asgjë!
Fjalëve të tilla u ka dalë boja.
Por, nëse do e shprehja mungesën me zë,
Kurrë më nuk do më fliste goja.
©-Izmir Todaj.

LETRA E FUNDIT


Jo, nuk mund të rri më n'kët' qytet,
Ku imazhi yt më përndjek si hije.
Zgjohem në mëngjes dhe ndihem pa jetë,
Në rrugë, gjurmët e tua janë sinjal vetmie.
S'ka më dashuri. Ajo ka vdekur!
Ajo vdiq për të rilindur në një qytet tjetër.
Po largohem me statusin, "Të Papërshëndetur",
Me lotë në sy, dhe duar një letër.
Një letër e bardhë, si zemra jote,
Ku do të shkruaj diçka për ty.
"Lamtumirë", e bukura e kësaj bote,
Do më shohësh ndonjë ditë, përsëri.
Ndonjë ditë tjetër, në një mëngjes,
Pas shumë vitesh të harruar,
Në nje cep rruge do të pres,
Me mall për të t'përqafuar.
Autobusi ecën,
Koka e mbështetur në xham,
Pikat e shiut kërcasin mbi rrugë.
Letrën e kam në duar.
Kam ftohtë, shumë ftohtë.
E ndjej që po gaboj,
E ndjej që malli do më bëj thërrime.
©- Izmir Todaj.

TIRANA GRI


Më ka marrë malli dhe po shkruaj,
Nëse s'e bëj do ndihem keq.
Është e vetmja mënyrë që ta shuaj,
Këtë mall që ndjej, këtë mall për dreq.
Më mbyt mërzia kur e di,
Që sytë e tu s'do t'i shikoj.
Ndaj mëngjeset janë bërë gri,
Krejt gri edhe rruget ku kaloj.
Më ka marrë malli dhe po shkruaj,
Por s'di ç'të shkruaj, o njëri!
-Ajo ma bëri rimën të huaj,
Ajo ma bëri Tiranën gri.
©- Izmir Todaj

LOTE I VRARE


E nisa një varg dhe s'e mbarova dot.
E mora lapsin dhe nisa t'shkruaj sërisht.
Akoma pa e mbaruar, rrëshqiti një lotë;
Një lotë i vrarë, një natë pabesisht.
Sërisht e mora lapsin, shkruajta disa fjalë,
Më në fund arrita ta mbaroj një varg.
"Nëse është faji yt, të gjitha t'i kam fal,
E nëse është faji im, le të tretëm, pak nga pak".
Nuk munda të shkruaj asgjë më shumë,
Sepse u ndjeva vërtetë, njëri i mjerë;
Kur shikoja lotët që rridhnin si lumë,
Ndërsa ajo buzëqeshte me të tjerë.
©- Izmir Todaj.

Ti mungon!

Jam i ulur sërisht tek ai stoli, ku u përshëndetëm atë natë.
Eshtë i njejti qiell, i kaltër, plot yje.
I njejti lyps, i shtrirë në rrugë.
A e mban mend? Atij që shkova t'i jepja dyqind lek të vjetra.
Kalimtarët shkojnë e vijnë,
Lypsi qëndron atje, i shtrirë në asfalt.
Unë akoma jam këtu, në stolin tonë besnik,
Por e ndjej vetën shumë të lehtë, pa peshë; Krahu yt mbi supin tim peshonte fort.
...Gjithçka është e njejtë, përveç teje.
Ti mungon! Mungon!
©- Izmir Todaj.

NDARJA ERDHI


U bë kohë, që për ty nuk shkruaj asnjë varg,
Dhe e ndjej që ky është fundi, kjo është ndarja.
Ndihem keq, por jo aq, sa fytit t'i vendos një lak,
Sepse më ndihmon ti, që ndryshove e para.
Na ndodh të shihemi dhe t'përshendetemi,
Siç ndodh mes njerzve, krejt natyrshëm.
Pastaj vazhdojmë rrugën dhe të huaj mbetemi,
Ndonse zemra më rreh pak më fuqishëm.
Thonë se të tilla janë ndarjet, plot akullsi.
Por kjo s'është ndarje, asgjë s'kish' filluar!
Ne kurrë nuk e patëm, bashkë një histori,
Ishin veç iluzionet e një djali të verbuar.
Tani s'më mbetët gjë tjetër për të të thënë.
Në çdo fjalë, ndarja bëhet më e vështirë.
Ndonse fjalët e tua, brishtësinë time e vranë,
Unë me gjithë zemër, të uroj çdo të mirë!
©- Izmir Todaj.

E SHTUNE


Ka ca ditë, e ka do kohë,
Që imazhi yt më ndjek pas.
Kthej kokën, që të të shoh,
Por më kot, i njejti avaz.
I njëjti zhgënjim si çdo ditë,
I njëjti mëngjes, plot zymtësi.
Duke kërkuar të t'i shoh sytë,
Gjithë java më shkoi në arrati.
Dhe s'di se si koha fluturoj,
Si erdhi e shtuna, s'di se si!
Veç e di, keq po i përjetoj,
Këto ditë vetmie, plot agoni.
Dhe s'di se si kohën ta ndal,
Ta kthej kohën, s'di se si.
Të t'përqafoj një herë me mall,
Pastaj të ikësh përsëri.
©- Izmir Todaj.

"DIMER"


O Vjeshtë e artë, e ditëve të mia të djalërisë.
Po e ndjej, që po braktisem edhe nga ti.
Shkrimet mbi letër, po ia lënë vendin vetmisë,
E gjethet e rëna, po më veniten ndër sy.
Gjithçka është duke marrë tjetër ngjyrë;
Njerzit po veshin xhupa, stolat i kanë braktisur.
Të rinjtë, të gjithë me tym duhani në fytyrë,
Lokalet të tejmbushur, prej natyrës arratisur.
Oh, ç'pikëllim! Dimri po më troket në derë.
E ndjej që do të mbetëm krejt fillikat.
Edhe buzëqeshjen, që më shfaqej ndonjëherë,
Ma rrëmbeu ajo, ma rrëmbeu atë natë.
O Vjeshtë, shko ngadalë, ngadalë, ngadalë...!
Merre me vete edhe imazhin e saj.
Lëre dimrin të ndërtojë folenë tek ky djalë,
Mes heshtjes së vdekur, mes lotit të pafaj.
©- Izmir Todaj.

"PA TITULL"


Tani po bëhen disa ditë,
Mund të bëhen edhe muaj;
Ndoshta bëhet edhe një vit
Dhe ket' vetmi nuk e shuaj.
Por prap mbetëm i njejti djalë,
Jo mendjemadh, qysh ju mendoni!
Nëse naj herë nuk flas me fjalë,
Vargjet e mia merr'ni dhe lexoni!
E di që jeta shpejt më ndryshoi
Dhe më bëri ky që jam sot;
Nga një djalë, që kurrë s'pushoi,
Në një t'heshtur dhe me lotë.
Disa po thonë:-U bë poet!
Dhe me librat është dashuruar.
I harroj shokët e vet,
Dhe vendlindjen e ka harruar!
Veç një çast mu fut n'mendjen time
Dhe me pa se çfarë fsheh kjo botë,
Kishit kuptuar që për vendlindje,
S'shkrujta veç vargje, por derdha lotë!
Ah, nëse ju duhet një shpjegim për heshtjen;
Ja ku e keni, more qyqarë!
-Një femër ma rrëmbeu buzëqeshjen
Dhe m'bëri poet me shpirt të vrarë.
Mjaftuan disa takime me të,
Dy-tre përplasje shikimesh,
Një rrugë e gjatë pa bërë zë,
Dhe një mori përqafimesh.
Heshtja saj m'ben t'hesht dhe unë,
Prandaj u shndërrova në këtë njëri;
I cili natën rri pa gjumë,
E ditën "vret" kohën me poezi.
Prandaj, o miq, mos më gjykoni!
Jam i njejti djalë, plot dashni.
Ai, që me fëmijët e shikoni
Dhe me pleqt kafen e pi.
©-Izmir Todaj.

''PARAJA''


A po e sheh n'rrug' një fëmij'
Që s'paska as bukë me ngranë?
Pse s'po ia zgjat dorën, ti,
A ndoshta një kacidhe me i dhanë?!
Atë pasanikun a po e v'ren,
Që paska me ngran' edhe me lan?
Para tij përse ulesh si qen?
A e di se të dy i ka bo një nanë!
Zoti s'ua jep krejtve njësoj,
Se atëherë bota s'do kish' kuptim.
Disa nëpër rruge Ai i provoi,
Të shoh a kanë forcë me gjet shpëtim.
Disa të tjerëve u fali pasuni,
Për t'i mësuar me jetë të mirë,
Të shoh a ndihmojnë atë fëmij'
Që dikur i la jetën e vështirë.
Pas shumë vitesh e shumë kohësh,
Testi i të gjithve ka për t'u korrigjuar.
Nuk ia vlen më të pendohesh,
Sepse dikur zotin e pate mohuar!
Ndërsa i varfëri nëpër rrug'
Që u ngrit e gjeti shpëtim;
Jeta e tij sot nuk është zhug,
Se besimi n'Zot i dha kuptim.
Paraja të prish, ose te ndreq!
Nuk ka të mesme me ta.
Nëse je i gatum për dreq,
Atëherë sherrin ia ke pa.
Atë që Zoti ta ka dhuru
Kurdoherë mundet me ta marrë,
Prandaj mundohu mu korrigju,
Se testi prap ka me të ardhë.
©- Izmir Todaj -Greqi 2012

KU MBETE SHQIPNI !


Koha si një tren, e hipur mbi binarë,
End'rra e shpresa, n'Shqipëri m'i ka vrarë.
Si shkuan k'to vite, e si erdhi kjo ditë?!
U bëra burrë, e prap frymoj pa shpirtë!
Ku je, Shqipni? Ku ke mbetur sot?
Kë ke padron, e kujt i thua, Zot?
Kush po t'udhëheq, e kush po t'udhëzon?
Pse krejt ky popull po proteston?!
Proteston Tirana, e proteston Prishtina,
Sikur jetojmë n'Bagdat, edhe k'tu po ndihna.
Proteston pupulli se s'kanë lek për drita,
Proteston studenti për tarifa t'kripura.
Eh, moj Shqipni! A i thuhet kësaj, demokraci!
Ne kishim ënd'rra, e ënd'rrat na i kanë thy.
Na kanë bërë, edhe vendin mos me e dasht;
Me ik nëpër natë, e ma djeg si kasht!
©- Izmir Todaj.

DHJETORI DHE UNE


Rrugët të mbushura plot me njerëz,
Qytetet në çdo skaj janë ndriçuar.
Diku, po kërcasin gotat e verës,
E diku, këngët nuk kanë të mbaruar.
Ja, atje, të dashuruarit shkëmbejnë puthje,
Pak më tej shkrepet një fotografi.
E diku, të tjerët po nisin plot lutje,
Të vonojë sa më shumë, ky vit i ri.
Ah, ç'gëzim! Të bëhet zemra mal.
-Kështu ju pafsha, o njerëz, gjithmonë!
...Befas, në fyt të ngec çdo fjalë,
Mendja arratiset, diku larg shkon.
... E diku, një djalë po shkruan diçka mbi letër;
Imazhin e saj, ndoshta po e pikturon në poezi.
Dhjetori e paska gjetur sërisht, bohem të vjetër,
Të humbur mes shkrimesh, n'kërkim për dy sy.
©- Izmir Todaj.

Nga Patriotizmi në "Patriotizëm", PSE?!

Ballisti i lirë, si Shqiponja në hap'sirë!
Nga Patriotizmi në "Patriotizëm", PSE?!
Kaluan muaj e u mbush viti,
Ndeshja e kthimit tani mbërriti.
Erdhi Serbia, "Zgjohuni burra"!
"Patriotët" ngritën flamura.
Ndeshja nisi me Ballistin,
Me atë që na dha tre-pikëshin.
"Shteti Europian" i hapi çelinë;
Pa filluar loja, 0-1, për Serbinë.
Lajmi shpejt në gazeta del,
Vjet hero, tani kriminel.
14 Tetori, shpejt u fundos,
Për vetmbrojtje, shteti t'burgos.
...E në fund ndeshja mbaroi,
Në Elbasan, Serbia fitoi.
U zemëruan fort, ato "Burrat",
Nëpër koshe hodhën flamurat.
Filluan të nxjerrin gabimet;
Jo sulmi, jo pasimet,
Jo mbrojtja nuk funksionoi,
Jo portieri na ndëshkoi.
...Ti mos u mërzit, e dashura Shqipëri!
Mbas vetës i ke, tifozat Kuq e Zi.
I ke me vete, Ballistat prej Iliride,
Plisat e Prishtinës, e djemtë prej Mitrovice.
Patriota të vertetë ka plot,
Që për ty qajnë me lotë.
Që humbjen e ndjejnë në zemër,
Dhe nuk shkruajnë veç për emër.
(Kujtoni Olti Currin me fansat e tij qumështorë).
... Etrit Berisha, o nder Shqipërie!
Lorik Cana, o tmerr Serbie!
Elseid Hysaj, tregohu vigjilent,
Bashkë me Gjemshitin në çdo moment.
Ansi Agolli e Andi Lila,
Për Armenët, të jeni shtylla.
Memushaj, Xhaka edhe Basha;
Ju të tre do t'jeni baza.
E tani sulmi duhet të reagoj;
Lenjani ose Balaj duhet t'shënojë.
E në qoftë Gashi, i urojmë fat,
Cikallesh; shtylla s'duhet atë natë!
Jemi disa që tek ju besojmë,
E Ju na shpërbleni, o krenaria jonë!
Bëjeni për ne, bëjeni për Ballistin,
Krejt së bashku, ta prekim Parisin.
"Koha është e maskarenjëve, por atdheu i Shqiptarëve"!
©- Izmir Todaj. 10 Tetor 2015

KU I KAM LODRAT


Lamtumirë, o vit i vjetër!
Sot po ndahem prej teje.
Në derë po m'troket një tjetër;
Viti i ri me forcë rrufeje.
Ike, shkove turra-vrap!
Asnjëherë hapin s'e ndalove.
Dhe ja tani, fap e fap,
Kalendarin ma ndërrove.
Ma ndryshove vitin në mur,
Një rrugë tjetër duhet me nis.
Dje djalë, e sot burrë;
Ku shkuan lodrat e fëmijëris?!
Ku u tretën vitet mbi supe?
Vallë, ënd'rrat ku kanë mbet?!
Fëmijërinë time, ku e zhduke?
Në cilin tren mundem ma gjet?
...Por ju ikët rrugës së vjetër,
Nëpër natë, mbushur stuhi.
Tani s'më mbetët asgjë tjetër,
Veç t'i hap krahët një viti të ri.
©-Izmir Todaj.

KUR FLASIN SYTE


Sa m'kish' marrë malli ma prek,
Ma pa në sy, ashtu në heshtje.
Ndonëse zemra filloi t'u djeg,
E fytyra gënjeu me një buzëqeshje.
E pash, derisa zemra pak u drodh,
Pastaj ktheva kokën në fshehtësi.
Nuk e di, me ne çfarë po ndodh;
Ti je ndjenjë, që vjen e ikën, si me magji.
Sikur t'kishte pasur zemra gojë,
T'i kishte thënë t'gjitha në sy.
S'kish' qenë nevoja me përdorë bojë
Për me shkrujt vargje për dashuri.
Por ti je vet shkronjë dhe varg,
A ndoshta më tepër, nuk e di!
Për ty kisha përdorur edhe gjak,
Për ta përfunduar një poezi.
©- Izmir Todaj.

Qetësi!

Qetësi!
Nuk dua të dëgjoj askënd duke pëshpëritur.
Jam lodhur,
Tejet i lodhur!
Kjo botë po më vret,
Këta njërëz po ma marrin shpirtin.
Sado mundohem t'i kuptoj, më të panjohur më duken.
Krenari e tepruar,
Rini e shthurur,
Etje për pushtet,
Diskriminim vlerash...
Shqipëria, vendi të cilin e kam himnizuar nëpër vargje, tani kam filluar ta urrej fal këtyre bishave me dy këmbë, dy sy, dy duar, dhe çuditërisht flasin të njejtën gjuhë me mua!!!
Qetësi!
Më lini të qetë, deri në harres,
Deri sa, të më gjeni një vend ku vlersohen njerzit pa fjalë,
Lexuesit,
Shkrimtarët,
Poetët...artistët.
-Deri atëherë, më lini të qetë!
©-Izmir Todaj.

NJE DITE ME SHI NE KURBET


12:04
Një dëshirë po e kam sot,
Në k'të ditë t'mbushur plot me shi.
Zog mu bo, me fluturu kot,
Veç me ndalu në atë Shqipni.
Në atë vendin tim ku kam le,
Se malli për të është te m'tret,
Për atë zot unë po t'bëj be;
S'kalohet jeta vetëm n'kurbet.
M'ka marrë malli nanën me pa,
E di që sytë ia kam mbush me lotë.
I kam pas thanë:- Vetëm kurrë s'të la,
E shihe pak se ku jam sot!
Edhe për babën malli po më merr,
Se me mund m'ka rrit e m'ka bo burrë.
E unë lotin në sy ia kam ter,
Se në ketë jetë s'ia dita kurrë.
Më ka marrë malli per vëlla e motër,
Nipa e mbesa krejt m'i përqafu.
Dua bashkë të jemi në atë votër
E kurrë më mos m'u largu.
Edhe ajo vajza po më kujtohet,
Sytë e saj plot bukuri,
Fytyra e saj nuk më harrohet
Me atë buzëqeshje si fëmijë.
I kam pas thanë se kam m'i shkrujt,
Sa të shkoj n'vend kam ma kujtu.
Për herë t'parë prej fjale kam lujt,
Asnjë mesazh s'ia kam dërgu.
E tani shiu ka ndaluar,
Unë s'po mundem më me shkrujt.
Krejt mendja më është bllokuar;
Vargjet e diellit i përkasin tjetërkujt.
19:07
Disa orë kanë kaluar,
Shiu prap n'dritare më trokiti.
Mendja shpejt është kthjelluar,
Thash:- vargjeve prap po i'a nisi.
Në gjumë më erdhën shumë mendime,
Material për timen poezi.
Më së shumti ishin kujtime
Që asnjëherë s'më lan' n'qetësi.
M'u kujtua ajo ditë maji
Kur një mesazh e nisa kutrum,
S'e di i kujt ishte faji,
Veç e di që na lëndoi shumë.
Ndoshta faji ishte i jemi,
Që e nisa atë mesazh.
Ndoshta ishte dhe i joti,
Që përgjigjen shpejt e pashë.
Më mirë fajin po e lëmë jetim,
Se ashtu i ka ''lezet'' me mbet.
Ato çaste po i mbajme si kujtim
Deri sa t'i bëjmë prap realitet.
M'ka marrë malli edhe për do persona
Që veç një herë i kam parë në jet'.
U kam pas thënë që do të takona
Sa ta bëje zoti kismet.
Tani vitet kanë fluturuar,
Për zotin janë bërë shumë!
Ne, më s'jemi takuar,
Njëri-tjetrin e harru'm
Më ka marrë malli për krejt,
Edhe për ato që s'më kan' dasht;
Të gjitha i harron në kurbet,
Se e kupton;Kjo jetë s'është e gjat'
Izmir Todaj - Greqi 2012
Shkëputur nga blloku, "Poezi Emigranti".

ISHE TI, JE TI


Në vargjet e mia ishin të gjitha,
Në mos të gjitha, ishin shumë.
Për ta, shumë fletore i grisa,
Shumë netë rrija edhe pa gjumë.
Ndërsa ty, që shumë vargje m'i dedikove,
Dhe prap më the:- Izo, janë pak!
Që çdo festë, e para ma urove...
Unë për ty s'e shkruajta asnjë varg.
Ishe ti, që në çdo datëlindje më uroje,
Kur akrepat puthiteshin mbi dymbëdhjetë;
Me një poezi, në të cilën më tregoje,
Që nuk isha i vetëm në këtë jetë.
Ishe ti, në ditët e mia mbushur vetmi,
Atëherë kur unë nuk isha për asnjë.
Ishe e vetmja që më falje pak miqësi,
Prej së largu, pa nxjerrë zë.
Ishe ti, kur krejt bota ma kthente shpinën,
Dhe unë humbisja besimin tek çdo njëri.
Ishe ti, që me mua e ndaje dhimbjen,
Dhe me dhimbjen time qaje si fëmijë.
Ishe ti, dhe do të mbetësh vetëm ti!
Të tjerat ishin veç kalimtare.
Ndaj, për ty e shkruajta këtë poezi,
Me fjalë të thjeshta, si në abetare.
©- Izmir Todaj.