8/12/16

AJËR PA SHIJE


Unë ardhje më nuk pres,
E për ikje gjë s'ka mbetur,
Veç ndonjë natë ashtu...kur kokën në jastëk mbështes,
Dëgjoj zërin e lotëve të mi të tretur.
Në kthim më as veten s'e shoh.
Dhe pse sytë nga rruga m'u bënë ves.
Eh...ashtu qé njëherë e një kohë.
Tashmë acar i kam mbrëmje e mëngjes.
Kështu jetoj pa pikë habie,
Mes ditëve të mia plot vetmi,
Pi kafe dhe ajër pa shije...
E cdo gjë e shoh gri.
Asgjë, nëpër gjithçka, asgjë...
Veç shpirt e ndjenja hekurishte
Lot që rrugën e bëjnë pa zë,
e thonë:
Na ishte se c'na ishte...
©Yllka Demiri Lottus

No comments:

Post a Comment