8/12/16

Autoportret


Më ndjeni !
Se veten së prapthi kam veshur
E më duket pjesë e qepur
Që shkrihet në te qeshur
Si griset,vjen e shqepur...
Më ndjeni !
Dorën s'e mbajta drejt
Tek vetvizatohesha shpejt
Me të shpirtit alfabet
Kur lot rridhnin retë.
Më ndjeni !
Se ju shfaqem e paplotë
Si hëna lart mbi botë
Duket e ftohtë
Me kohë një pjesë s'e thotë.
Më ndjeni !
Se ngjyrën e shikimit
Bojën e shkrimit,
Forcën e perqafimit,
I shpika një ditë...mes shkatërrimit.
Më ndjeni !
Jam...
Aq sa gabime në mua vëreni.
Y.D

No comments:

Post a Comment