11/5/14

PËRDERISA!

Fadil  Shyti


...Përderisa, dielli
Rreze të ketë,

Përderisa, toka,
Të ketë, thërmia dheu...

Përderisa, malet të kenë shkëmbinj,
Përderisa, deti të ketë valë...

Ndër viset tona me hare,
Do t´ rilindin...

Trima e trimëresha -me fletë...
Që luftojnë për ideal!

Ty, moj Nënë Shqipëri,
Askush në botë...

Fitoret tua, me RIBASHKIM,
Jo! S´mund t´i ndalë!...

Shekujt , -si hijet po e lënë...


PËRDITË!..


Vulën e tmerreve, -e, të trishtimit,

Ty, NËNË Shqipëri,
-Koha po të rritë,

Me bukurinë dhe drejtësinë
e RIBASHKIMIT!

No comments:

Post a Comment