- Këtu s’do jem, do jem larguar
- në tokë i tretur si të tjerët
- në kafenenë e preferuar
- nuk do më shohin kamarierët.
- Dhe nëpër udhë ku kam ecur
- s’do ndihet kolla ime e thatë
- mbi varin tim do rij i heshtur
- një qeparis si murg i ngratë.
- Ti do trishtohesh atëherë
- se s’do më keshë në dhomë gjallë
- dhe kur mbi xham të fryjë erë
- do qash me erën dal-ngadalë.
- Po kur të jesh mërzitur shumë
- në raft të librave kërkomë
- atje do jem i fshehur unë
- në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.
- Mjafton që librin pak ta heqësh
- e unë do zbres do vij pas teje
- dhe ti si dikur me mall do qeshësh
- si një blerim pas një rrëkeje.
11/19/14
Kur të jesh mërzitur shumë
Labels:
Dritëro Agolli
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment