- Mund të rrëmbesh nga pushtet i lartë,
- dhe kur mjaftueshëm s'ke talentin,
- mund të marrësh dekoratën më të lartë,
- nëse gjen një mik për presidentin!
- Po me popull do ta kishe kot,
- edhe kur mendon se je i zoti,
- veç atij asgjë s'i rrëmben dot,
- dhe ai s'të jep asgjë kot së koti!
- Popullin dot nuk e manipulon,
- si fjala vjen qeverinë,
- ai s'të jep stema të bakërta,
- të jep mirënjohjen edhe dashurinë.
- Pushteti dhe medaljet vlejnë,
- si lehtësi në këtë jetë,
- po dashuria që në popull ndjejmë,
- është në fakt lavdia e vërtetë!
11/24/14
Lavdia e vërtetë
Labels:
Arben Duka
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment