Haki Morina |
O Atdheu i përvëluar
që me ty bashkë jam rritur
pse je kaq i menduar
pse më rri kaq i mërzitur
Gjithçka për ty kam duruar
dhe të deshta ty aq shumë
veç për ty unë kam jetuar
çfar kërkon tash nga unë
Gjethet zverdhuar dhe trishtimi
bashkë me to udhëtoj
i paprekshëm është kujtimi
sikur gjithçka është një lojë
Do ti pres degët e mallkimit
me ty jam në çdo stuhi
nëpër shtigje të përmallimit
unë të dua Shqipëri
No comments:
Post a Comment