Rrahim Sadiku |
NË TEH KOHE
Përditë na vrasin,
e vritemi përditë
duke gënjyer veten,
verbuar mendjen, sytë!
Dhe të parë zgjedhim
vetëm të nënshtruar,
atdheun e shesim,
darkë pse na kanë shtruar!
Si individë
digjemi, përpëlitemi,
si komb ushqejmë ndarjen,
thjeshtë zvarritemi!
Dhe na kanë vrarë,
dhe ne vritemi përditë,
as i vjen keq njeriu,
sa na ndihin perënditë!
Vetes s’i ndihmojmë sa duhet
për të qëndruar vertikalisht,
si gjethe biem nga trungu,
pa pikë mëshire, sigurisht!
No comments:
Post a Comment