Sanije A. Gjini |
A moj e mallkuar largësi
Më trete, më dogje më bëre hi
Malli u bë mal,
det u bënë lotët e mi
U shkriva, u treta si qiriri
U dogja si kashta, e mbeti hiri
Mu tha shpirti, mu bë dru
Mall, dëshir , dua të jem me ju….
U dogja si kashta, e mbeti hiri
Mu tha shpirti, mu bë dru
Mall, dëshir , dua të jem me ju….
Asgjë nuk më hyn ne sy,
Asgjë nuk më shijon,
Bota më duket e gjitha gri,
As dielli nuk më ngroh.
Asgjë nuk më shijon,
Bota më duket e gjitha gri,
As dielli nuk më ngroh.
Ti nat’ e heshtur,
që shpirtin ma trazon
vall’ tallesh me mua,
apo nuk më kupton?
që shpirtin ma trazon
vall’ tallesh me mua,
apo nuk më kupton?
No comments:
Post a Comment