5/14/15

Kumanova



Çka po ndodhë në këtë vend sot
krejtë papritmas po nisë lufta?
Apo është lojë politike
e matrapazëve me ide t'smuta?

Kush me kë vëlla po lufton
pse po vriten ndërmjet vete?
Shqipëtar e maqedon
a mos vallë dojnë t'i bëjnë dy shtete?
Kush kujt po i drejton pushkën?
Kush i prinë grupit të Uçk-së?
Pse janë kaq të paktë në numër?
Ku janë shqipet e Maqedonisë?

Ku është Shkupi,ku Tetova?
Gostivari pse s'bën zë?
Ohri,Struga pse po heshtin?
Kumanovë,vet pse t'kanë lënë?

Hej Kumanovë,tokë shqipëtare
brenda vetes tradhëtarë ke plot
mos prit ndihmë prej Shqipërisë mëmë
se janë të zënë,nuk kanë kohë sot!
Se për Kosove s'kemi ç'të flasim
pikë e pesë e gjora vetë
na vrau,na preu,na sundoj shkau
dhe prapë ngacmon,s'na lë të qetë.

Pa do më thoni tani ju
se jam gabim,e s'jam shqipëtar
dhe do më thoni se politikanët
janë ata që janë tradhëtarë.

Po kush i solli në krye t'vendit?
Kush ja dha atë fuqi?
Je ti,jam unë mik,që shitëm votën
dhe sot i shajmë pa kufi.
Aspak më mirë s'është Shqipëria
veç fjalë kot e vepra fare
ajo e para duhet t'fillojë,t'hedhë hapin
për bashkim të trojeve shqipëtare.

Po jo or mik jo,është e kotë
k'ta matrapazë ,k'ta qelbanikë
nuk duan bashkim kombëtar
se luftën e bëjnë për karrikë.

Ata që vërtet deshtën bashkimin
që për flamur dhanë edhe jetën
nuk janë më,i vrau shkau
se në luftë i lanë të vetëm.

Këta "udhëheqësa" që sot na prijnë
i bënë vetë kurthe,i tradhëtuan
dhe n'vend t'bashkimit kombëtar
në më shumë pjesë na copëtuan...

Hej Kumanovë,tokë shqipëtare
mbahu e fortë,duro dhe pak
se për bashkim t'Shqipërisë Etnike
duhet derdhë lotë,duhet derdhë gjak.

Shpejtë Kumanovë do ti del tymi
Maqedonia do t'bëhet hi
e më në fund pas shumë vuajtjeve
do jemi bashkë në një Shqipëri.

No comments:

Post a Comment