11/2/16

E VRANËT ISHTE AJO DITE


E vranët ishte ajo ditë,si sot,pa shi
Veq s’ishte gusht,por nëntor Me përtes ecte kortezhi drejt varrit Dhembje e madhe zihej në kraharor.
Asnjëri s’ngutej, S’mund të pajtoheshim që s’do ta shihnim më Lotët rridhnin faqeve të zbehta S’ndihej asnjë zë.
E vranët ishte ajo ditë Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit Ishte vaj edhe më i vranët se dita Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.
Përtonim por megjithatë ecnim Oh! Pse ecnim,pse nuk ndaleshim në vend? Për të zgjatur së paku takimin e fundit. Për t’a shuar mallin,t’vetmin melhem
Ecte kortezhi. I vdekuri shtrihej gjatë në tabut Dhëmbët i kishte të shtrënguar Flokët të shpupuritur,ballin e zbehtë.
Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit Kur e kishte goditur nga larg Ai ishte rrëzuar atëherë Por s’ishte dorëzuar.
E vranët ishte ajo ditë Dëshmori çohej në varr Ecte kortezhi me lot në sy Dhembja barazohej me një mal.
Ç’thoshin duart e tij në pozicion lufte E kuptuan të gjithë: Shokët,miqtë,njerëzit e tjerë E kuptoi edhe moti I lig.
Nëna vështir e kishte pritur lajmin e zi Më keq s’do ta ndjente as sëpatën mbi trup Dhëmbët kishte shtrënguar,lotët kishte ndalur Kishte filluar monologun e saj të pafund.
Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh I fliste birit të saj që tani më s’e kishte E kujtonte,e dëshironte,e përshëndeste,e porosiste…
Të “zjarrta”plot dhembje,ishin këto fjalë Ato s’ishin fjalë,ishin vetë jeta Ishte shndërruar jeta në fjalë Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.
Fjalët që përmbajnë një jetë Nuk mund të shqiptohen Vetëm pëshpëriten, Kënga për dëshmorin nuk krijohet,ajo vetëm këndohet.
Atë ditë e vranët ishte koha Por më të vranët ishin njerëzit E dija se për mua po niste një jetë e re Me brenga e shqetësime për ty atdhe.
shkruar nga Fahri Fazliu, ne rrugen e Bledit, Prishtine
(Fahriu, vellai i Bahri Fazliut i cili se bashku me Afrim Zhitine rane duke luftuar me forcat jugosllave me 2 Nentor 1989, gjithashtu u vra nga nje prite serbe ne Bjeshken e Bogiqes ne Plave ne Maj te 1998)