Sa u bind Parisi:
- Kjo pushkë kah krisi?
Vallë, kush u vra?
Frengjt’ grumbullohen
Fort pezmatohen.
Disa ndigjohen
Tuj thirrë me za.
Asht vra Esati!
Me u shu’ fesati
S’e zuni sahati
Ai vdek ka ra .
Desh
Perëndia
E vrau Avnia.
T’shpëtojë Shqipnia
T’ngeli pa u nda.
T’marrë fund ngatrrimi
T’soset mjerimi.
T’mbretnojë
bashkimi
T’rrojmë vlla me vlla.
Mban zi Serbia,
Çirret Greqia.
Qan Italia
Për atë që u vra.
Lutet Libohova
Dibra e Tetova.
Ma fort Kosova
Me lot tuj qa.
Po gjithë Shqipnia
Dru’ gjithë njerëzia.
Që të rrojë Avnia
K’shtu bajnë dua
Rrofsh ore Avni!
Avni Rrustemi
T’ka ndezë alemi.
- Lum na që t’kemi!
Thomi pa pra.
Je i lavdërueshëm
Fort i urueshëm.
Gur i paçmueshëm
Ndër burra e gra.
Kjo do të
festohet
Kurr s’do të harrohet.
Kangë do të këndohet
Gjithmonë pa nda.