çdo pun' e ke bërë vetë; bëre
qiejtë dhe denë, bëre yjtë dhe dhenë, bëre
diellin' me dritë, bëre nat, e bëre ditë, bëre
erënë dhe retë, bëre pemëtë me fletë, bëre
hënëzën me yje, bëre fusha, male, pyje, bëre
zogjtë, që këndojnë dhe lulet që lulezojnë,
bëre
dimër' e beharë, bëre kuaj e gomarë, bëre
misër edhe grurë, po më shumë bëre gurë. Si
bëre kaqë të mira, bëre dhe shumë egërsira:
bëre
arinë dhe derrë, bëre... po ç'nukë ke bërë? Bëre
botënë të tërë, bëre dhe djallë me brirë! Çdo
pun' e ke bërë mirë, po një gjë bëre pa mënde dhe
prishe punën tënde:
Kur
bëre derr' dhe arinë, Ç'deshe që bëre Turqinë? Se
të mos qenkej kjo farë, bota do të vinte mbarë, dhe
do të lulëzonte, Shqipëria do t'gëzonte.
No comments:
Post a Comment