Vitua
një pun' e madhe, e bukur si sorkadhe, nga gjithë
shoqet shquan dhe gjithë trimat e duan. Për të
tillë bukuri kush nukë ka dashuri?
Një
ditë që vij në krua, duke ecurë mbi thua, poqi
një turk, trim të marrë tjetër herë s'e kish
parë. Rrobatë që kish, i ndrinin dhe armët i
vetëtinin! Kur shtiu syt' e e pa: "Vito, të
dua! i tha. Vito, do të të marr grua!" Vitua
u turpërua, po më shum' u hidhërua dhe iu
përgjegj: "S'je për mua, se u'një tjetërë
dua, jemi një bes' e një sua; po merre fjalënë
prapë dhe shko këtej me vrapë!" - Kush
është më trim se mua, që do të të marrë grua? -
Ai që jam vluarë (fejuar) dhe për të martuarë; është
trim' sa s'gjendetë, i mirë sa s'bënetë; ish
vet' i tretë vëlla, kush ka qenë si ata? Trima
sa s'i zinte plumbi, njeri vdiq, i dyti humbi. Jorgjin
e la perëndia shpresë për mëmën e tia; është
i vetëm e jetim, i dashur' i shpirtit tim, dhe nga
të tërë më trim, përdor pallën e hanxharë, është
i zoti të më marrë! Ndaj, të lutem, mos më nga, të
mos biesh në hatà, se shejtani punë s'ka!"
Turku
me të tilla fjalë, qiti të shkretënë pallë, nga
inati u verdhua dhe thirri posi dragua: "N'është
m'i zoti nga unë, le të më dalë këtunë, në
më muntë, besa-besë. Burri yt po le të jetë, n'ë
dërgofsha n'atë jetë, dije, do të të marr vetë!" Vitua
shum'u frikua, lot i vininë si krua, dhe më
shtëpi, duke qarë, rrëfeu q'i kishte ngjarë. Po
Jorgji, kur e dëgjoi, veshi armëtë dhe shkoi, u
ngjit malitë përpjetë ashtu si ngjitenë retë, dhe
me zë të madh si shkëmbi po thërret, sa tundet
vendi: "Kush ësht' ai q'u lëvdua, qe do të
mundet me mua?" Me zë të math, si gjëmimi, iu
përgjegj ahere trimi.") "Une jam ai që
shtie dhe plumbi dëm nuk bie. U' jam ai që kam
vrarë bejlerë dhe pashallarë, dhe kaurë, mijë
vetë, kam dërguar n'atë jetë! Dhe do të
trembem tani nga një fusharak si ti? Tani do ta
shoç dhe vetë kush është trim i vërtetë... Këto
thosh turku dhe vinte, po dhe Jorgua e printe; hodhi
armëtë përdhezë dhe zuri të sgjeshë brezë, që
kish qepur Vitua vetë, Si fustan e fermeletë. Kur
e kujtoi, u shemb, mos pandehni se u tremb, bëri
kryqn' e fshiu lotë: "Jam azer!" hidhet e
thotë, edhe me dorë një thikë ju vërsul turkut
pa frikë. Trimi rrëmbeu hanxharë dhe po hidhej
si i marrë, Fryjti era, nga rrëmbimi lëshon
flokatenë trimi, Atje ku qe afëruar, me gjoks
hapet leshëtuar, ju duk, në grykë të tij, varturë
një hajmali. Jorgji, kur pa hajmalinë, sytë
përmbi të i ngrinë. Dale, tha, ashtu më rruash, pa
lëftojme kur të duash, po, në beson perëndinë, kush
ta fali hajmalinë? - Nënia në foshnjëri ma vari
për mbarësi, po ç'të duhet kjo punë? - Një të
tillë kam dhe unë! Shiko! Nëna ma ka falë dhe
mua, kur jesha djalë! Të dy trimat hapnë gjitë dhe
shikonin hajmalitë qepur me pe të florinjtë, si
njëra, si tjetëra, të dya të vjetëra; përbrenda,
pshelur' me kartë, (mbështjellë) gjetën nga një kryq të
artë! Mbetën të mahniturë dhe si të
goditurë! të tillë punë, kur panë, u pushtuan
dhe ranë, Dhe të dy një fjalë thanë: "Të
kam vëlla, mor i mjerë, nga një bark paskemi lerë! Jemi
një fis e n'jë farë, jemi të dy shqipëtarë, po
besa na paska ndarë, Sa na bëri për të vrarë! Sot
që dimë vetëhenë, duhet të bëjmë benë të
duam mëmëdhenë. Tani të marrëmë male, të
lëftojmë për lirinë, te mos kthehemi të gjallë pa
shpëtuar Shqipërinë! Tani Viton ta harrojmë, me
Turqinë të lëftojmë, ta dërgojmë nga ka ardhë, të
shomë ditë të bardhë."
No comments:
Post a Comment