Do
të lëvdoj dashurinë barabar me perëndinë, se
dashuri e vërtetë, na mban të gjallë në jetë.
B
S'e
kam parë perëndinë, shoh ngaherë dashunnë; dashuria
mbretëron, se njeriu pa të s'rron. Cinë të
besoj taninë, perëndin' a dashurinë? Perëndi në
këte jetë është dashuria vetë.
C
Kur
jeshmë të vegjël, si moll' e pabërë, putheshim ngaherë,
ditënë të tërë; vij e të kërkojë, vij e të
thërresë, losnim të dy bashkë, rronim me një
shpresë. Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe? Mba
mend si më thoshe e vogël kur jeshe? Tani që jam burrë,
tani q'u madhove, dashurin' e parë pse vall' e
harrove? Tani q'u poq molla, e hanë të tjerë, mikn'
e djalërisë s'e qas as në derë! Po, si dallëndyshja
vete në vend tjetër dhe kthehctf.' prapë në fole të
vjetër, Ashtu zëmra jote mundet të kujtojë mikn'
e djaleris dhe prapë ta dojë.
D
Digjem,
përvëlohem se të dua shumë, ditënë
mendohem, natën rri pa gjume
Lulete
të dilnin, mike, sa të dua, këtu do të
vinin të qajnë me mua.
Zogjtë
të dëgjonin, do t'më rrinin prane dhe do të
këndonin, të harroj sevdanë.
Asnjeri
ne jetë plagën s'ma shëron, përveç mikja
vetë, qe vjen e lëndon!
E
Bukuria
jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi
thua, ballëtë si diell, faqetë si mollë, qafa
jot' e gjatë, mesi yt i hollë, sisëtë si shegë, dhëmbët
si thëlpënjë, buzët si burbuqe, sytë si
gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi
yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të
tëra t'i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua!
F
E
mban mënd, moj Marë, dashurin' e parë? Njeri nuk
e gjegji, se jeshmë te vegji.
Unë
pa ty s'rrojë, vij' e të kërkojë; tl pa mua
s'rroje, vij' e me kërkoje.
Në
lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr' e
grua losnim nënë ftua.
Një
ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa
dukur në ferra, në gurë, u fshehm' kaqë
bukur, Sa s'ugjendm'dot kurrë...
G
0
moj lulja manushaqe, ndëgjo dashurinë ç'thotë: Të
lozëm faqe për faqe, Të na përzienë lotë.
I
Pika-pika
bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn
veriu, breshëri kërcet mi tokë!
Le
të fryjë er' e ftohtë, s'ka ç'më bën dimëri
mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që
dua.
Kur
fryn era me tallas, kur bie dëbor' e shi, sa flë
njeriu me gas, kur ka mikenë në gji!
No comments:
Post a Comment