edhe ndahetë me shokë për të
fituar para, nuk i ka mëntë në kokë. Ikëni,
more të mjerë, ikni deti tek t'u nxjerrë, se për
mua dashuria, ara, vështi dhe shtëpia më bëjnë
të rroj me gas, se s'dua të lë gjë pas. S'dua
të iki si përpara, dua të rroj nëpër ara, mikja
pranë të më ketë, të punoj aratë vetë.
Fatmirosh,
mot e nga mot grur' e misër të kem plot, të kem
raki, të kem verë të ëmbëlë si sheqerë. Të
vete me bagëti, me qe, me dhen e me dhi, dhe t'i
shpie rrëzë malit, të hanë majën e barit; dhe
kur të pjellë një dhi do t'i vë kecnë në gji. Nuk
iki nga Shqipëria si punojn' ata që s'dinë, mos
e dhëntë perëndia, të ndahem me dashurinë, sa
të mund të rroj më pak, po këtu të bëhem plak. Dhe
në vuaj, le të vuaj, të mos vdes në vënd të huaj! Të
shoh mëmën._ e babanë, të kem dhe motratë pranë, dhe
kur të vdes, të më qajnë pas zakoneve që kanë:
Të
më marrënë në duar, të qajnë me lesh lëshuar, dhe
mikia, kur të vijë, ta qaj' e të ulërijë.
II Ku
janë vaftet e parë, stërgjyshët sa mirë qenë shkonin
jetënë pa ndarë edhe dojnin mëmëdhenë. S'kish
pampor e s'kish gjemi, nukë vinin të fitonin, atdhenë
s'c lij njeri, po punonin edhe shkonin.
Kau
nukë kishte zgjedhë, as fre për kalin e fortë, dhe
si s'kish njeii të vjedhë, shtëpitë qenë pa
portë. Aratë s'kishnë sinuar, s'kish të pasur e
të varfër, dheu qe i Julëzuar, kafsh' e njerz
rronin të afër. Nukë kishte njerz të liq, se
Jufta s'kishte dhe daJë gjithë bota qenë miq, qenë
vëllezër në baIJë. Po tani, zot' i vërtetë, njeriu
ngjan me arinë! Nukë hiqetë kjo jetë, se njeriu
ha njennë' sot s'mbretëron dashuria, nukë kemi
dashuri, s'na mbeti as trimëria, sot rrojmë në
robëri.
III
Sot
e tutje në shtëpi mikia të mbretërojë, cilido
nga miqt' e mi për zonjë duhet ta njojë. Kur të
vete nëpër ara, kur të korr e kur të mbjell, të
kem mikenë përpara, kur të shij e kur të vjel Dhe
në stan kur të më shotë, me qe, me dhën e me dhi mikia
t'i numërojë se mos m'i vjedhë njeri, të më
zbukurojë stanë, të bëjë djathë të butë, t'u
hedhë qënet të hanë, të na ruajn' nga hajdutë. Edhe
nata kur të vijë të marr mikpnë në gji... Dhe
hënëza të na ndrijë dhe të na kenë zili.
IV
0
shokë, ç'u prish dynjaja si për burra dhe për gra, tani
shitetë sevdaja, mjer' ai që s'ka para. I pasur,
të palltë varri, ti që bleve dashurinë dhe nuk
e le si në pari, të martë djalli shpirtinë! Ndëgjoni,
more të ri, ndëgjoni dhe ju të ra: duani atë që
di, jo atë që ka para. Duani dhe
vjershëtorë barabar me perëndinë, se rri me
lule në dorë edhe këndon dashurinë. Ata që
janë lëvduar, me këngë nga vjershëtori, janë
burra të ndëgjuar dhe rrojënë sa Tomori 0 ju të
ra e të ri, u lutem të më këndoni, që të kini
dashuri, kur të vdes të më kujtoni.
No comments:
Post a Comment