Kur të jesh mërzitur shumë

-
Këtu
s’do jem, do jem larguar
-
në
tokë i tretur si të tjerët
-
në
kafenenë e preferuar
-
nuk
do më shohin kamarierët.
-
Dhe
nëpër udhë ku kam ecur
-
s’do
ndihet kolla ime e thatë
-
mbi
varin tim do rij i heshtur
-
një
qeparis si murg i ngratë.
-
Ti
do trishtohesh atëherë
-
se
s’do më keshë në dhomë gjallë
-
dhe
kur mbi xham të fryjë erë
-
do
qash me erën dal-ngadalë.
-
Po
kur të jesh mërzitur shumë
-
në
raft të librave kërkomë
-
atje
do jem i fshehur unë
-
në
ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.
-
Mjafton
që librin pak ta heqësh
-
e
unë do zbres do vij pas teje
-
dhe
ti si dikur me mall do qeshësh
-
si
një blerim pas një rrëkeje.
No comments:
Post a Comment